Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e ishullit Lanzarote. Sipas mediave vendase, shqiptari paraqiti dokumente të falsifikuara. 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të udhëtonte drejt Irlandës.
Autoritetet kufitare spanjolle zbuluan se dokumentet e shqiptarit ishin false. Ai përdorte identitet të rremë të një shtetasi grek.
Shtypi spanjoll shkruan se shqiptari i arrestuar në aeroport nuk ka precedent të mëparshëm penal. 35-vjeçari u shoqërua në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve. /
tvklan.al