Banesa në Athinë ku 32-vjeçarja, Alba Cenko jetonte me bashkëshortin e saj, Kastriot Cenkon dhe 2 fëmijët, u bë vendi ku ajo gjeti vdekjen.
E kthyer tanimë në një vendngjarje krimi, ajo që ka mbetur në këtë banesë është çekiçi me të cilin burri i saj e goditi si dhe një sërë sendesh të tjera që ai përdori për të mbuluar trupin e pajetë të gruas dhe për ta fshehur atë fillimisht në dollapin e banesës dhe më pas për një javë në papafingo.

















Sipas dëshmisë që Kastriot Cenko ka dhënë para uniformave blu, mësohet se ai e ka goditur bashkëshorten e tij me çekiç dhe më pas e ka mbytur me kabllon e karikuesit celular.
Më pas, autori e ka mbështjellë trupin me çarçafë dhe e ka vendosur në dollapin e tyre të dhomës së gjumit. Të nesërmen, e ka lëvizur trupin pasi e ka mbështjellë me qese plastike dhe e ka fshehur në papafingo.
Mësohet se në rrëfimin e tij, 39-vjeçari pretendon se e ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur në telefon me një mashkull, të cilit i ka thënë do të largohej me djalin e tyre të rritur.
Kastriot Cenko ka pretenduar se e ka kryer krimin pasi gruaja e tij i ka thënë se do të largohej me djalin e madh, për të cilin i ka deklaruar se nuk është fëmija e tij./tvklan.al