Shumë turistë të huaj mund të kenë zgjedhur vendin e tyre të pushime, por mund të ketë ende nga ata ta pavendosurit.
Revista amerikane e udhëtimit “Wyandottedaily” zbulon shtatë atraksionet turistike më të vlerësuara që do të tërheqin vizitorët amerikanë dhe më gjerë.
I vendosur mes gjelbërimit, Syri i Kaltër është një mrekulli natyrore që do t’i lërë turistët e huaj të mahnitur. Bukuria e këtij destinacioni turistik shtohet nga bimësia përreth, duke krijuar një mjedis të qetë dhe piktoresk. Syri i Kaltër ndodhet në Sarandë i cili konsiderohet një destinacion perfekt për t’u çlodhur për shkak edhe të plazheve të shumta e të bukura.
Shumë pranë këtij qyteti ndodhet një tjetër atraksion i rëndësishëm turistik i cili është ai i Parkut Kombëtar të Butrintit i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Butrinti është një dëshmi e gjallë e së kaluarës së pasur të Shqipërisë dhe trashëgimisë së qëndrueshme të qytetërimeve të lashta. Nuk lë pa përmendur atraksionet në veri si Lugina Madhështore të Valbonës dhe lumin e Shalës.
Lugina e Valbonës është një zonë e pacënuar që krenohet me majat e larta, pyjet dhe ujëvarat, duke krijuar një peizazh fantastik. Lugina e Valbonës është një parajsë për alpinistët dhe simpatizantët e natyrës. Këta të fundit duhet patjetër të shijojnë edhe lumin e Shalës.
Rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër i ofron vizitorëve një eksperiencë unike dhe aventurierëve ca më shumë adrenalinë. Për ardhuruesit e historisë Berati dhe Tiranë janë dy pika të tjera që vlerësohen.
Në kryeqytet rekomandohet të vizitohet Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Galeria Kombëtare të Arteve ndërsa në qytetin e mbrojtur nga UNESCO nuk duhet humbur Kalaja e lashtë.
Klan News