Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka siguruar një tjetër video të shkurtër të momentit të shpërthimit masiv në Lushnje, pasditen e djeshme në orën 15:31 minuta.


Shpërthimi siç shihet në videon e kapur nga një kënd tjetër, ka krijuar valë të fuqishme goditjeje dhe një re të madhe tymi. U raportua më herët se ishte kontakti i një vinçi në kantierin e ndërtimit me linjën e tensionit të lartë që provokoi këtë shpërthim.

Ngjarja tragjike e 1 Marsit shkaktoi dy të vdekur babë e bir, e 6 të plagosur. Deri më tani mësohet se gjendja e deputetit Bujar Çela dhe e 5 të plagosurve të tjerë është e stabilizuar, madje njëri prej tyre ka lënë ambientet e spitalit për t’u mjekuar në banesë.


Tashmë pritet që në vendngjarje të hiqet bombula e mbetur e oksigjenit e varur në vinç, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë dhe Njësia Antieksploziv ka kërkuar ekspertë shtesë.

Këto janë informacionet e siguruara deri në këtë moment, ndërsa pritet që ngjarja të zbardhet e plotë.

Lexo më shumë: “E premtja e zezë” në Lushnje, dinamika e shpërthimit që u mori jetën babë e bir

/tvklan.al