Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dialog mbi një krijimtari, një iniciativë e Shtëpisë së Librit dhe Komunikimit, ka sjellë në një kafe debat, shkrimtarë, intelektualë, botues, gazetarë dhe analistë të ndryshëm.
Debati i zhvilluar mbi krijimtarinë e shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili me pesë romanet e botuara dekadën e fundit, e ka konfirmuar veten, si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letrave shqipe, duke përbërë ndoshta dukurinë më interesante të kësaj letërsisë në periudhën e vetë post-komuniste.
Pirro Misha:- “Pas kaq vjetësh, prapë kemi shkrimtarë, që s’resht së befasuari. Romani i 5-të i këtij cikli është prapë një befasi, një shkrimtar i cili nuk përsërit vetveten dhe arrinë të japë një vepër realiste, por njëkohësisht ka gjithë intensitetin e letërsisë bashkëkohore”.
“I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtë”, “Ëndra e Demokleut” dhe “Lëkura e qenit”, mbyllin edhe ciklin prej pesë romanësh të Kongolit, me titull “Burgjet e kujtesës”. Ndërkohë shkrimtari i njohur është vlerësuar dhe me çmimin Ballkanika, ose i njohur ndryshe si Nobeli i Ballkanit për Letërsinë, për librin e tij “Ëndrra e Demokleut”.
Fatos Kongoli:- “Unë është e treta herë që marrë pjesë, konkurrojë që nga themelimi, kam konkurruar në fillim me romanin “Kufoma”, nuk fitova, arrita deri në finale, po ashtu kam konkurruar më vonë me romanin “Dragoi i Fildishtë” edhe me atë arrita deri në finale, nuk fitova, më vonë konkurrova në Balkanika 2002, po çmimi u nda sivjet, se do një kohë të gjatë dhe fatmirësisht fitova”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora