Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Sipas bluve, në banesën e të riut u gjetën dhjetëra doze kokaine të bëra gati për shitje.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 35”. Arrestohet një 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde.  Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimi zyrtar të Policisë.

/tvklan.al