Gazetarja Gerta Zaimi e gjen të pavend idenë e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë.

Në emisionin Opinion në Tv Klan, Zaimi u shpreh se fillimisht u habit nga ky propozim. Por kritikon faktin përse duhet të vinte një ide e tillë nga politika.

Siç u shpreh gazetarja, problemet fillojnë kur politika ndërhyn në çështje fetare.

E para është habia njëherë që ndodhi. Shoh problemin e krahasimit me Vatikanin që nuk qëndron fare, Vatikani është shtet ka 2 mijë vjet. Nuk qëndron fare krahasimi. Gjëja tjetër që më prek është sepse unë nuk jam fetare, por më shqetëson fakti që vjen nga politika propozimi. Kur ka futur hundët politika në gjërat fetare ka krijuar probleme. Ku politika ndërhyn në çështje fetare, feja dëmtohet dhe dëmtohen njerëzit. Gjëja e tretë që nuk më pëlqen është ajo ku thuhen është Islam i moderuar, që thotë Baba Mondi, si mund ta përcaktosh që ai qenka shumë simpatik si Islam. Baba Mondi nuk e ka të vërtetën absolute. Faktikisht vendos Baba Mondi që ky është një ekstremizëm ‘cool’ që mund t’i jepet dora. Pse e bën propozimin politika? Sinqerisht jam e ç’armatosur”, u shpreh gazetarja Zaimi.

/tvklan.al