60 mijë persona janë penalizuar për maskën
Nuk ndodh gjithmonë të jesh me kaq fat sa të kalosh pa u vënë re nga patrulla policore, që ndërkohë po merret me një tjetër qytetar. Mundësia që të gjobitesh me 3000 Lekë teksa lëviz pa maskë rrugëve të kryeqytetit është rritur, pas alarmit të krijuar nga infektimet me Covid-19. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake ka shtuar prezencën për të monitoruar dhe gjobitur qytetarët që nuk e zbatojnë këtë vendim.
Gjithsesi, rrugëve të kryeqytetit lëvizet masivisht pa maska. Burime nga policia bëjnë të ditur se prej 15 Tetorit janë gjobitur rreth 60 mijë persona në vend, 4646 prej tyre vetëm në shkurt.
Po në një kohë që maska është e detyrueshme në rrugë, kafenetë stërmbushën me qytetarë që mungesën e saj e kanë të legjitimuar.
Autobusët po ashtu janë plot, një pjesë e tyre pa maskën. Ndërsa ekspertët e shëndetësisë e drejtojnë gishtin edhe nga institucionet publike apo bizneset, si burime të përhapjes se infeksionit.
Tv Klan