Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ditët e fundit në portin detar të Durrësit janë shtuar masat anti-SARS. Kjo edhe për faktin, se barriera e fundit kundër hyrjes së këtij virusi të rrezikshëm në Shqipëri nëpërmjet portit ka rënë. Edhe Italia ka regjistruar disa raste të dyshimta të personave të prekur me virusin, që shkakton sëmundjen SARS.
Sipas urdhëresave të nxjerra nga OBSH, si dhe Ministria jonë e Shëndetësisë, njerëzit që udhëtojnë në Shqipëri me traget nga Italia, i nënshtrohen kontrolleve të dyfishta.
“Këtu në portin e Durrësit, problemi i shërbimit shëndetësor është jo vetëm për SARS-in, për verdhëzën, për kolerë dhe për të gjitha problemet e tjera dmth. këtu punohet në mënyrë intensive përditë”.
Sipas statistikave të deritanishme, në Durrës nëpërmjet portit kanë hyrë afro 41 mijë udhëtarë dhe askush prej tyre nuk ka qëndruar apo kaluar tranzit në vendet aziatike, apo amerikano-veriore të prekura nga SARS. Ndërkohë është në proces ndërtimi edhe karantina për të gjitha llojet e sëmundjeve infektive./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora