Lajme Arkiva 2003

Shtohen shanset për jetën e Ledio Bejlerit të rritur i cili u qëllua mbrëmë me armë zjarri me silenziator. Krimi ndodhi rreth orës 42 në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet përball shkollës 8-vjeçare “Jeronim De Rada”.

Bejleri kishte pak ditë që ishte kthyer nga shtetet e bashkuara ku edhe është martuar tregojnë fqinjët e tij. Sipas njërës prej tyre 28-vjeçari në momentin që është qëlluar ka kërkuar ndihmë.

Fqinja: Dy krisma janë dëgjuar. Unë kam kujtuar mos kishte ndonjë gjë të shkallët. Kam dëgjuar të bërtitur “Ndihmë”, kaq, asgjë më shumë. E kanë gjetur të shtrirë në tokë.

Bejleri është thirrur nga 2 persona dhe ka zbritur nga kati i 3 i pallatit dhe në hyrjen e tij ka debatuar pak çaste me autorët. Policia konfirmon se arma e krimit u gjend pak metra larg vendit të ngjarjes, por deri më tani nuk jepen hollësi për motivet e saj.

Burimet thanë se i plagosuri nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë, ndërsa pak vite më parë vëllai i tij është plagosur. Bejleri bashkë me të vëllain është pronari i një dyqani rrobash në afërsi të shallvareve, i cili sot ka qenë i mbyllur.

Familjarët e Ledios kanë qëndruar gjatë gjithë ditës pranë reanimacionit në Spitalin Ushtarak. Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e të plagosurit i cili kaloi mbrëmë vdekje klinike mund të ketë përmirësim./tvklan.al