Nuk kanë fund “telashet” për Milanin, në prag të takimit me Napolin në mesjavë. Përveç dy titullarëve Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders, të cilët janë të pezulluar, kuqezinjtë kanë humbur një tjetër lojtar.

Matteo Gabbia është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj kryesuesve të kampionatit.

Mbrojtësi italian, ka shfaqur probleme muskulore në stërvitjen e kësaj të diele. Për shkak dëmtimi do të mungojnë edhe sulmuesit Abraham e Jovic.

Ndeshja Milan-Napoli, është planifikuar të luhet të martën, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al