Policia ka shmangur përsëritjen e tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Elbasan. Forcat policore nuk lejuan hyrjen e qytetarëve në mbledhje ndërsa ata e vijuan protestën kundër rritjes së çmimit të ujit te dera e sallës.
Qytetarët u mbështetën në protestën e tyre edhe nga këshilltarët e djathtë të cilët e braktisën mbledhjen.
Mbledhja e fundit e Këshillit që u zhvillua të hënën u shoqërua me tensione të shumta. Teksa ishin në diskutime, një grup qytetarësh hynë brenda sallës ndërsa në shenjë revolte goditën anëtarët e Këshillit me dosje e dokumente. Qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e ujit të pijshëm me 401% pasi thonë se çmimi rëndon në xhepat e tyre
Rreth një muaj më parë Këshilli Bashkiak në Elbasan vendosi rritjen e çmimit të ujit nga 40 lekë në 60 lekë metërkubi.
Klan News