Të gjithë kemi dëgjuar për vrimën e krijuar në shtresën e ozonit, si një ndër shqetësimet me të mëdha te jetës ne toke. Por ne ditën ndërkombëtare të mbrojtjes se kësaj shtrese vjen një lajm i mire. Vrima e ozonit  është më e vogël se një vit më parë. Sot ajo arrin 24 milion kilometra katror, nga 27 milionë te vitit 2008. Ndikim pozitiv ka luajtur përdormi i pajisjeve që çlirojnë substance më pak ozon holluese. Ndaj autoritetet në mbarë botën kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për te vijuar ne reduktimin e efekteve ndaj kësaj shtrese.

Taulant Bino: “Situate mbarëbotërore paraqitet gjithnjë e më e mirë si pasojë e masave të marra nga shtete të ndryshme, nga qeveri të ndryshme. Dhe në qoftë se ka një sfidë ku njerëzimi është përballur me sukses është pikërisht sfida e njerëzimit për forcimin e shtresës së ozonit dhe për reduktimin e vrimës së ozonit. Apeli që i drejtohet qytetarëve ka të bëjë me blerjen e pajisjeve të cilat përdorin lëndë që nuk janë ozono holluese ose që kanë efekte sa më të pakta”.

Vrima e ozonit u zbulua për herë të parë në vitin 1980 dhe zakonisht fillon të formohet në muajin gusht duke arritur maksimumin në shator. Madhësia e saj varet nga kushtet atmosferike. Këtë vit vrima filloi të formohej më parë se zakonisht. Ekspertët kanë paralajmëruar se dëmtimin në shtresën e ozonit është aq i madh sa duhet të presim vitin  2075 për të rikuperuar dëmtimet./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami