Majlinda Kelmendi është e pastër. Testet antidoping të bëra pas fitimit të medaljes së artë e kanë nxjerrë xhudistin kosovare të pastër. Në një deklaratë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e publikuar të martën, theksohet se xhudistja kosovare është e pastër.
Majlinda Kelmendi refuzoi në muajin Qershor një kontroll antidoping në Francë. Sipas shefit të ekipit kosovar të xhudos, Agron Kuka sportistja nuk pranoi të bënte kontrollin, pasi personi i paraqitur nuk ishte i autorizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut.
Majlinda Kelmendi bëri historinë të dielën e kaluar duke fituar të parën medalje olimpike për Kosovën, debutuese në një aktivitet të këtij niveli. Ajo mundi në finale italianen Odette Giuffrida.
/tvklan.al
Burimi: Reuters