28 vatra zjarri në vend janë shkuar gjatë 24 orëve të fundit, me ndihmën edhe të reshjeve të shiut.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se aktive vijojnë të mbeten 3 vatra zjarri.
“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, thotë ministri në një postim në Facebook.
Vengu ka shprehur mirënjohjen për strukturat operacionale, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët.
/tvklan.al