Miley Cyrus ka ngacmuar fansat se dueti i saj i shumë pritur me Dua Lipa do të vijë “shumë shpejt”.

Pasi dyshja ka paralajmëruar bashkëpunimin e tyre duke postuar fotografi në studio me producentin, Andrew Watt, ylli i popit ka zbuluar se nuk do të vonojë shumë derisa fansat të dëgjojnë këngën dhe një video muzikore që ajo dhe Dua Lipa e kanë regjistruar në New York.

Në një intervistë për radion CADENA-100 të Spanjës, Miley komentoi rreth këngës së re dhe u shpreh me fjalët:

 “Kënga është një përzierje perfekte e të dyjave, dhe jam shumë krenare për të

E pyetur për videoklipin ajo tregoi vetëm se është realizuar në New York, por nuk do të japë më shumë detaje. “Mjafton që fansat të dinë se po presin diçka shumë të bukur, që do të vijë shumë shpejtë”, tha Miley.

Albumi i ardhshëm i këngëtares, gjithashtu do të përmbajë këngën ‘High’ me Mark Ronson, dhe ylli e pranoi se është një nga këngët e preferuara të saj. Pasi që, ishte punuar në kohën kur ajo po merrte veten nga abuzimi me substanca narkotike dhe alkool./tvklan.al