Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Vlorë. Albi thotë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se një djalë ka kërkuar dorën e një vajze për fejesë, por është rrahur nga familjarët e saj. gjatë bisedës, ka rezultuar se ai kishte qenë më parë i lidhur dhe me një fëmijë me një vajzë nga e njëjta familje. Kjo ka acaruar situatën dhe ka nxitur vëllezërit e vajzës tjetër që ta dhunojnë.
Albi: Një djalë menduam se doe rregullonim duke e fejuar por ç’e do që sapo e çuam atje për të biseduar me prindërit e vajzës e kishin dhunuar të shkretin.
Aldo: Pse?
Albi: Po kishte shkuar në shtëpi për të bërë këto bisedimet që ne e duam njëri-tjerin etj, që më pas të dërgonte familjen sipas zakonit. Çdo gjë po shkonte për mrekulli, ishin në rregull por që në fakt, sipas të dhënave që kam, kur pyesin prindërit me çfarë merresh etj, doli që djali pas pyetjes që i kishte bërë babai, kishte patur një marrëdhënie përpara dhe një fëmijë jashtëmartesor menjë vajzë tjetër.
Aldo: E sigurt kjo apo ia fusin kot se gjynah?
Albi: Po tani ç’të bëjmë, janë gjëra që kanë ndodhur, janë gabimet e moshës le të themi. E bukura është që debati ka nisur për faktin se me vajzën që ky ka pasur lidhje dhe një fëmijë të mëparshëm, ka qenë një prej familjarëve të vajzës, një nga kushërirat. Pasi kanë dalë të njohur, këta e kanë kërkuar më parë atë djalin dhe në momentin që e kanë gjetur, i janë hedhur vëllezërit ku më pas e kanë dhunuar. Si i themi, asaj shprehjes “shkoi si cjapi te kasapi”./tvklan.al