Mëngjesin e kësaj të mërkure në “Aldo Morning Show” në Tv Klan telefonuesit shprehën mendimin e tyre nëse duhet të lejonin fëmijët që të merrnin dhurata nga të tjerët. Nuria një telefonuese nga Tirana ishte kundër këtij veprimi, duke marrë shkas nga një histori e mëparshme personale.
Ajo tregon se një mike e saj i dha një dhuratë për shtëpinë e re, por ajo që ndodhej brenda kutisë së dhuratës e ka habitur dhe shokuar Nurien. Pasi brenda saj përveç dhuratave kishte dhe thonj.
Nuria: Fëmijët duhet të edukohen që në rrugë të mos marrin asgjë.
Aldo: Po pse kështu? Jo në rrugë, po për shembull ia jep një moshatarja jote.
Nuria: Jo, jo! Asnjë njeri nuk duhet t’i japin asnjë gjë fëmijës tim. Unë kam një gjest shumë të keq që më ka ardhur në shtëpi. Kur kam marrë shtëpi të re, më erdhi një peshqesh nga një person i njohur, që kishim hyrje-dalje familjare dhe më solli një peshqesh në shtëpi dhe unë nuk e hapa për një farë kohe.
Aldo: Pse?
Nuria: Nuk e hapa, e harrova, nuk kisha nevojë. Dhe kur u hap ai peshqesh ishte i mbushur me thonj.
Aldo: Çfarë thua, të kanë bërë magji?
Nuria: Unë nuk e di se çfarë ishte. Ishte thjesht e mbushur plot me thonj. Në çdo vend që ishte ai peshqesh, se ishte me shumë gjëra, ai ishte i gjithi me thonj dhe jam skandalizuar. Dhe që atëherë mua kur më vjen peshqesh në shtëpi, qoftë për ditëlindje, qoftë për vdekje, unë nuk e lë pa hapur në sy të atij që ma ka sjellë. Prandaj kjo është shumë e rrezikshme./tvklan.al