Videomesazhi i Enxhëll ka qenë kryefjala e kësaj jave në Love Story, teksa bukuroshja nga Gjirokastra ka kërkua të kthehet sërish në spektakël, një javë pasi u veteliminua.
Ndërkohë, Saimiri ka folur për vendimin e tij në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.
Si e ke zemrën në këto momente për Enxhëllin?
Unë e thashë edhe në program që atë ditë që Enxhëll iku, isha pak i zhgënjyer dhe nuk e prisja.
E prisja nga një vajzë që nuk kisha patur takim ose që nuk kisha kaluar mirë, por me një vajzë që ti ke pasur takimet më të bukura dhe tërhiqet për një arsye që nuk e pashë shumë si arsye, e pashë si dobësi sepse për dashurinë kemi ardhur të luftojmë.
Nuk do luftoj vetëm unë, por edhe vajzat. E prisja më të fortë në këtë aspekt.
Gjatë kësaj jave ke menduar për Enxhëllin?
Dua ta lë deri të hënën që të mendohem sepse nuk është e thjeshtë për mua. Për mua është vështirë tani çfarë të besoj, çfarë është e vërteta.
Ke frikë nga reagimi i vajzave të tjera?
Unë e thashë edhe atë ditë që unë i respektoj shumë edhe vajzat e tjera. Kjo është një çështje e komplikuar dhe nuk e di si do ta zgjidh./tvklan.al