Kamboxhia është një ndër vendet që duket se luftën me koronavirusin e ka fituar me kohë .
Me një popullsi prej gati 16 milion banorësh, ky vend që kur pandemia u përhap në të gjithë botën ka regjistruar vetëm 129 raste me të infektuar dhe asnjë vdekje.
Edhe pse është një vend i varfër aty ku edhe sistemi shëndetësor është shumë i dobët , Kamboxhia ia ka dalë që të frenojë Covid-19.
Strategjia që ndoqi ky vend kishte të bënte me testimin e shpeshtë të banorëve si dhe me gjurmimin e kontakteve .
Autoritetet që nga data 28 Janar mbyllën përkohësisht kufijtë, shkollat, kopshtet çerdhet, të gjitha aktivitet prodhuese dhe argëtuese, bllokoi udhëtimet brenda vendit për një javë si dhe anuloi festimet.
Të gjitha masat rezultuan mjaft efektive pasi vendi u izolua shumë më shpejt se endet e tjera të botës.
Ndërkaq edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshëndetur një gjë të tillë për menaxhimin si duhet të situatës, ndërsa Banka Botërore i dhuroi 20 milionë dollarë kredi si mbështetje
Shumë vende si Kina, Japonia, Vietnami, Australia, Franca, Gjermania etj, kanë ofruar miliona dollarë ndihmë për Kamboxhian për sistemin shëndetësor.
Pjesa më e madhe e popullsisë në Kamboxhia jeton në zonat rurale dhe shumë pak në zonat urbane ç’ka ka bërë që virusi të mos përhapet shumë shpejt.
Klan Plus