Keisuke Honda befason të gjithë duke marrë drejtimin e përfaqësueses së Kamboxhias. Futbollisti japonez, i cili do të luajë edhe futboll ndërkohë me Melbourne Victory në Australi vendosi të bëjë edhe punën e trajnerit me kohë të kufizuar.
Keisuke Honda i cili në Europë njihet, pasi është aktivizuar për disa sezone me Milan nuk do të përfitojë pagesë për detyrën që do të mbulojë.
Honda zotëron edhe një ekip futbolli në Kamboxhia. Përfaqësuesja aziatike është e përbërë nga lojtar që luajnë në kampionatin vendas.
Turneu i parë për Keisuke Honda në rolin e trajnerit do të jetë ai Kupa e Vendeve të Azisë Juglindore. Kamboxhia është në të njëjtin grup me Vietnamin, Malajzinë e Mianmarin.
Tv Klan