Problemet me tretjen janë mjaft të shpeshta, sidomos në këtë periudhë. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të dietës jo të shëndetshme ushqimore dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Gjithashtu edhe situata e krijuar si pasojë e pandemisë shkakton stres dhe ankth, që ndikon drejtpërsëdrejti në problemet e sistemit tretës.
Për të shmangur këto probleme, ekspertët këshillojnë kryerjen e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik për të parandaluar shtimin në peshë, kapsllëkun dhe gjithashtu stresin dhe ankthin.
Prandaj këshillohet që të përfshini në dietën tuaj konsumimin e fibrave, frutave dhe perimeve. Rekomandohet të përdorni spinaq, lulelakër, brokoli, fasule, bizele dhe karrota.
Gjithashtu duhet të keni kujdes në sasinë që konsumoni. Kufizoni përdorimin e ushqimeve të përpunuara dhe të ngrira, që kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe natriumi.
Në periudhën e verës këshillohet të qëndroni të hidratuar. Pini shumë ujë dhe lëngje të tjera. Shmangni pijet e gazuara, kafeinën, pasi ndikojnë negativisht në proçesin e tretjes.
Shmnagni konsumimin e ushqimit para se të flini, këshillohet të hani darkë 2-3 orë para gjumit./tvklan.al