Në datën 11 Qershor “Stop” transmetoi problematikën e mungesës së dezinfektimit në plazhe. ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.
Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posaçme pranë Kryeministrisë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së. Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.
Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” tha se punonjësit kanë reflektuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryhet fare mirë edhe në Qershor.
Sot që sezoni turistik ka nisur asgjë nuk është bërë dhe turistët në Shëngjin shprehen se nuk mund ta përballojnë këtë situatë, pasi nuk kanë qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë.
E në këto kushte, këshilla me humor e drejtuesit të Stop, Gentjan Zenelaj për pushuesit ishte: “I bëj thirrje të gjithë pushuesve në Shëngjin të mos ndalojnë asnjë sekondë, të jenë gjithë kohën duke lëvizur që mos t’i japin shans mushkonjës të ulet asnjë sekondë…”/tvklan.al