Një buzëqeshje e bukur me dhëmbë shndritës është ëndrra e shumë personave. Para se të shkoni tek dentisti për zbardhjen e dhëmbëve tuaj që mund të kenë marrë një ngjyrë disi të verdhë nga konsumi i cigares ose ushqimeve të tjera, shpesh mund të jetë edhe e dëmshme.

Më poshtë paraqiten disa zgjidhje praktike me produkte në kushte shtëpie.

Lëkurë e lëng limoni

Aciditeti në nivele të larta tek limoni vepron si zbardhues. Fërkoni dhëmbët me lëkurën ose lyeni dhëmbët me lëngun e tij. Këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se 2 herë në javë, pasi mund të dëmtojë smaltin.

Lëkura e bananes

Para se t’i hedhim në plehra lëkurat e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët me lëkurën e tyre për 2 minuta. Më pas i lajmë me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe rezultatet e para janë të dukshme pas një kohe të shkurtër.

Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes vjen nga mineralet si potasiumi, magnezi dhe mangani, që gjenden me shumicë tek ky frut.

Luleshtrydhet

Disa copa luleshtrydhesh të shtypura duhet të mbivendosen mbi dhëmbë për 2-3 minuta. Më pas, dhëmbët i shpëlajmë me ujë. Luleshtrydhet veprojnë në dy mënyra: me anë të një enzime që njihet si acidi malik, i cili është përbërësi kryesor i shumicës së zbardhuesve të dhëmbëve dhe me anë të fibrave që veprojnë si pastrues dhe largojnë bakteret që gjenden në gojë.

Soda e bukës

Kjo është mënyra më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët. Ajo largon njollat dhe mbron smaltin. Përzieni pak sodë buke me kripë dhe fërkoni dhëmbët me të. Ndjesia e pastërtisë në gojë do zgjasë gjatë gjithë ditën.

Karotat

Të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe./tvklan.al