Situata e krijuar për shkak të koronavirusit, ka sjellë frikë dhe panik tek qytetarët. Por nga ana tjetër janë edhe fëmijët të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë situatën dhe atë çfarë po ndodh.

Psikologia Anxhela Peza, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, duke iu drejtuar të gjithë prindërve tregoi mënyrat sesi duhet të sillemi me fëmijët në këtë periudhë dhe se si t’ju shpjegojnë gjendjen aktuale.

“Mund t’ua shpjegojnë me anën e një loje, ose përralle, varet nga mosha nga mosha mendore që ka fëmijë, duke ju përshtatur dhe se sa është gati për të dëgjuar të vërtetat deri në fund.

Sigurisht që fëmijët duhen edukuar se si të mbajnë higjienën fizike dhe sigurisht mësohen me çfarë ndodh përreth jetës së tyre, siç është pjesa e koronavirusit. Do të qëndrojnë në shtëpi, do të kenë një komunikim më të mirë.

Unë u sugjeroj prindërve që të shmangin stigmatizimit. Në një supermarket ku kam qenë vetë prezente, u afrua një kinez dhe gjithë supermarketi u boshatis nga frika se mos infektoheshin.

Sigurisht që kjo krijon stigma dhe situata paniku edhe tek fëmijët. Atyre u duhet thënë e vërteta, e vërteta që ato arrijnë ta perceptojnë por pa i traumatizuar. Pa i lënë të shohin shumë lajme sepse është e rrezikshme për ta, të minimizojnë internetin. Aktivitetet dhe lojërat fizike të shtohen”. /tvklan.al