Në një lidhje me Skype nga Kana e Francës, blogerja shqiptare e ushqimit Ami Bekteshi tha se masat që po merren në Europë për të parandaluar koronavirusin, lënë për të dëshiruar.
Gjatë prononcimit për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Bekteshi tha se njerëzit kanë frikë e panik, ndërsa vetë ajo së bashku me familjen janë duke qëndruar në izolim në banesën e tyre.
“Në Europë masat e marra lënë shumë për të dëshiruar dhe njerëzit kanë panik. Ne kontaktuam me mjekun e familjes për të marrë disa këshilla dhe ai na tha se për çdo shqetësim do të marrim atë. Pra vetëm mjekun e familjes. Më tej janë të vendosur në dispozicion edhe numra që i ka vendosur ministria e Shëndetësisë, por vetëm kaq, asgjë tjetër më tepër se të telefonosh mjekun nëse ke nevojë”.
Ajo thotë se ndërsa shohin masat që janë marrë në Shqipëri ndihen shumë të lumtur, ndërsa në Francë nuk ndodh e njëjta gjë.
“Ne jemi të panikuar sepse këtu masat nuk janë shumë të forta. Kur shohin se çfarë bëhet në Shqipëri, që janë masa drastike, për këtë jemi shumë të lumtur”. /tvklan.al