Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Sindikalistët kundërshtojnë miratimin e ndryshimeve të reja që janë bërë në kodin e punës. Sipas tyre, ndryshimet e miratuara, nuk kanë pasur objekt parësor pajtimin e kodit me dispozitat e Kushtetutës. Madje në kodin e punës nuk janë përcaktuar liritë dhe të drejtat sindikale. Për këtë, Bashkësia e Sindikatave të Shqipërisë shpjegon, se shumë nga kërkesat themelore të kartës sociale europiane, që tashmë vendi ynë e ka miratuar, nuk janë pasqyruar në kodin e ri.
Ndërkohë drejtoria e marrëdhënieve të punës, pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, konfirmon se për hartimin e këtij projekti, ka pasur bashkëpunim me partnerët social të sindikatave. Ndërkaq, sindikalistët pohojnë të kundërtën, se nuk janë përfshirë në hartimin e projektit. Madje nuk janë marrë parasysh as vërejtjet dhe propozimet e tyre./tvklan.al