Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nga reshjet e menjëhershme të shiut, nesër pritet të bjeri borë në veri e verilindje të vendit. Situata e pritshme por e vonuar ka ulur temperaturat e nesër maksimalja tyre do të shkojë nga 10-12 gradë celsius. Këto të dhëna tregojnë se hymë në stinën e dimrit.

Rrymat e ngrohta të Afrikës, që na zgjatën verën shndërrohen në fronte të ftohtë në verilindje të Europës. Situata parashikohet e ngarkuar me fenomene të tillë. Nuk ka parashikime për çudira, por dimri do të justifikojë emrin, e mbase do të jetë më i shkurtër.

Mimoza Demiri: “Mendohet që kjo situatë paqëndrueshmërie të vazhdojë edhe për ditën e nesërme pasi kemi përsëri një kalim fronti nga pjesa verilindore e Europës është një front i tipit të ftohtë, i cili do të sjelli edhe ulje të ndjeshme të temperaturave dhe në rajonet veriore dhe verilindore të Europës presim edhe reshje bore. Temperatura do të jetë me një ulje të ndjeshme prej 4-5 gradë.”

Është shi dimri që shoqërohet me ajër të ftohtë, Lezha shënon 43 milimetra shi, Shkodra 30, e Tirana 32 milimetra shi. Ndërsa balta nuk matet se sa krijohet në ditë të tilla./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti