Në territorin e vendit janë aktualisht aktive 8 vatra zjarri. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.
Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.
Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura./tvklan.al