Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar sot se po vijon monitorimi i nivelit të ujrave në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë: Fierza 285.30 m, Koman 173.58 m, Vau i Dejës 74.97 m.

Ndërkohë njoftohet se prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 3460 m3/s.

Nga ana tjetër bëhet me dije se shkarkimet nga HEC Vau i Dejës janë në sasinë 500m3/s, ose sa 27% e prurjeve totale në kaskadë, ndërsa në HEC Koman  shkarkimet nga portat për momentin janë 400 m3/s./tvklan.al