Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
AFP ka njoftuar se janë dëgjuar të shtëna afër Postës Kufitare të Morinës. Po sot në orët e para të mëngjesit disa predha mortajash kanë rënë në rajonin kufitar të Tropojës. UNHCR ka njoftuar se 10 mijë refugjatë nga Kosova destinacioni i të cilëve nuk dihej janë vendosur në Maqedoni dhe Shqipëri.
Refugjatët ishin zhdukur që nga e mërkura natën kur autoritetet maqedonase transportuan me autobuz 45 mijë njerëz të lënë në mjerim. UNHCR po kërkon përsëri për vendndodhjen e tyre të saktë, por mendose ata janë në kampe refugjatësh në Maqedoni dhe Shqipëri.
20 avione u ngriten sot nga baza ushtarake amerikane e Avjanos. Komandanti i bazës nuk dha informacione për objektiva dhe modalitetet e misioneve të kryera gjatë natës nga këta avionë, që janë shumica bombardues F16, F15 dhe F18. Ngritja e avioneve nga baza e Avjanos është pakësuar që prej ditës së djeshme për shkak të motit.
Sekretari i Jashtëm Britanik Robin Kuk ka theksuar se nuk ka asnjë plan për dërgimin e trupave të NATO-s në Kosovë si një forcë pushtuese dhe trupat aleate që po dërgohen në Shqipërinë fqinje nuk janë pajisur për këtë lloj veprimi. Në një intervistë dhënë BBC Kuk theksoi se NATO do te dergoje 8 mije trupa tokesore ne Shqiperi per te trajtuar krizen e refugjateve. Një pushtim i Kosovës nuk do të ndodh theksoi ai. Kuk tha se është thellësisht i shqetësuar për pozitën e refugjatëve në Kosovë.
Kryetari i Parlamentit Qipriot Spiros Kipriano pohoi nga Beogradi se ai do të qëndrojë deri në ezaurimin e përpjekjeve të tij që kanë si synim lirimin e tre ushtarëve amerikanë të kapur nga serbët./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego