Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është takuar sot në mbrëmje në Shkup me kryeministrin maqedonas Branko Cervenkovski, me të cilin është të marrë vesh se nuk do të ketë më veprime aktive nga policia maqedonase dhe se do të veprohej politikisht për t’u përmirësuar gjendja në rajon. Megjithatë situata në Maqedoni vazhdon të jetë ende e tensionuar.

Ndërsa sot, me rastin e 12 vjetorit të pavarësise së Maqedonisë, Tetova është mbushur me shqiptarë, ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Maqedonisë në Tiranë Eleonora Karafinloska, ku dhe ka shprehur rezervat e tij për mos informimin në kohë të përfaqësuesve të partive politike shqiptare në koalicionin qeveritar, rreth operacioneve luftarake.

Sqarime për këtë operacion i  janë kërkuar edhe kryeministrit Branko Cervenkovski, gjatë një takimi urgjent të kërkuar nga kryetari i BDI Ali Ahmeti. Cervenkovski ka deklaruar se në partinë e shqiptarëve në pushtet është shkaktuar nervozizëm pas goditjes së një grupi kriminal nga policia maqedonase.

E ndërsa diplomacia po kërkon të rivendosë mirëkuptimin e forcave politike në Maqedoni, lideri i AKSH Avdyl Jakupi, i njohur me emrin Çakalla, ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejt Cervenkovskin dhe Ahmetin. Ai ka thënë, se lufta e nisur nga AKSH do të vazhdojë në mënyrë guerrilase./tvklan.al