Një ndër figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila mbeti jashtë listave të zgjedhjeve të 25 Qershorit shqetësimin lidhur me situatën në Partisë Demokratike e ka ndarë edhe me Dr. Joachim Pfieffer ( zëdhënësin i grupit parlamentar CDU/Csu në Bundestag për ekonominë dhe energjinë dhe Elke Kreiser.

“I njoha ata me kërcënimin që shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë qëdrejtoi”

, thotë ish- kryetarja e Kuvendit. 

Nëpërmjet një statusi Topalli shprehet se vendi është pa opozitë dhe është i kërcënuar, pasi një kryyetar partie  i vetë shpallur i vetëngrirë, nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë qe drejtoi.  

Postimi i Topallit

Vendi pa opozitë!

Me Dr. Joachim Pfieffer ( zëdhënes i grupit parlamentar CDU/Csu në Bundestag për ekonominë dhe energjinë , dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrënues të opozitës më 25 qershor .

Bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kërcënimin që shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë qëdrejtoi, me 230 mijë vota më pak , ose me një rënie rreth 35% më të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë më të keqe të Edi Ramës.

Unë shpreha shqetësimin e thelle për rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozitë të vërtetë, si gjeja me kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë./tvklan.al