Sot në tregjet nërkombëtare valutore mbizotërojë një ditë e qetë pa shumë lëvizje ndërmjet monedhave kryesore, në një kohë që edhe njëherë vëmnëdja e tregjeve financiare është përqëndruar mbi treguesit e ekonomisë Amerikane. Kështu edhe sot monedha e përbashkët Europiane euro pothuajse qëndrojë në nivelet e një dite më parë ndajë monedhës Amerikane duke u tregëtuar në orët Londineze në kuotat 1 euro e barabartë me 1.002 dollarë.

Lëvizjet e ditës shënohen në tregun tonë të brëndshëm valutor ku monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar menjëherë kundrejtë monedhave kryesore të vendit tonë, euro dhe dollar, në një kohë që në tregun e brendshëm verehet një kërkesë e fortë për këto dy monedha.

Sipas treguesve të bankës Italo-Shqiptare 1 dollar u ble me 135.4 lekë dhe u shit me 138.4 lekë, ndërësa 1 euro u ble me 135.7 lekë dhe u shit me 138.6 lekë./tvklan.al