Këtë të Hënë në “Opinion” në Tv Klan u diskutua lidhur me mbetjet që u rikthyen në Shqipëri në Korrik të këtij viti, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë. Prokuroria ka nisur hetimet për çështjen pasi dyshohet se kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme.
Inxhinieri Qerim Ismeni debatoi me ekspertin e mjedisit Polikron Hokresha pikërisht për përcaktimin e llojit të tyre.
Polikron Hokresha: Ligjërisht kjo quhet qendër transferimi ose vend depozitim i përkohshëm, që të jetë një stacion i tillë duhet të plotësojë një standard që është depozitimi i tyre. Rasti konkret, ne po shohim se deti është këtu. Gjatë reshjeve, shiu vjen e depozitohet këtu. Ka një standard teknik që këtu duhet të jetë e betonizuar zona.
Qerim Ismeni: E shpjegova, është koncentrat kromi! Hajde shkojmë bashkë ta marrim! Kam punuar një jetë me të, nuk rri pluhuri i metalurgjisë në qiell të hapur.
Polikron Hokresha: Institucionet ligjzbatuese duhet t’i vënë gishtin kokës! Nuk mund të depozitohen këto lloj mbetjesh, çfarëdo lloj qofshin, edhe minerale…Ja ku e ka detin dhe nuk mund të depozitohen
Blendi Fevziu: Po 102 kontenierët për çfarë dyshohen?
Polikron Hokresha: Ato dyshohen sipas deklaratave edhe nga Prokuroria, jkanë ardhur nga një subject privat. Janë hire që dalin nga djegia e metalit dhe thithen nga filtrat. Mbetje të rrezikshme janë ato mbetje kur kanë veti rrezikshmërie.
Qerim Ismeni: Cila veti mor?! Ma lexo!! Ma lexo mor zotëri se doli një nga ato deputetët e tha “Rrezik, bomba atomike!” Nuk është bombë atomike mor zotni, me aeroplanë, me anije, me trena transportohen me uranium, bëhen bomba atomike. Bëhen që të punojnë centralet bërthamore. Nuk ka plas Çernobili në Shqipëri! Mos të tremben njerëzit, është turp mor për ne. Se nuk kanë vdek gjithë inxhinierët, kolegët e mi…Aty punojnë njerëz dhe nuk janë helmuar.
/tvklan.al