Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer mori si dhuratë përdorimin e një boksi në stadiumin Emirates për ndeshjet e Arsenal. Kreu i qeverisë britanike është një tifoz i Topçinjve të Londrës dhe mund ta përdorë për vete, familjen e tij dhe truprojat këtë hapësirë sipas ITV News.
Starmer është i abonuar për ndeshjet e Arsenal, por nuk ka patur mundësi të shkojë në tribunën perëndimore për shkak të kushteve të sigurisë që duhen prej momentit që mori detyrën e kryeministrit.
Çmimet e boksve në stadiumin Emirates janë të ndryshëm, por zakonisht i kalojnë 9 mijë Paund për ndeshje. Kjo është një nga dhuratat që ka marrë Keir Starmer madje sipas mediave britanike ka përfituar më shumë se çdo deputet tjetër prej 2019. Starmer ka marrë dhurata që kalojë vlerën 107 mijë Paund.
Tv Klan