Me një situatë të pakëndshme u përballën zjarrfikësit shqiptarë, që shkuan javën e kaluar në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që shpërthyen në Peloponez. Portali grek “Peloponisos” shkruan se një stafi i spitalit të qytezës Aigio në veri të gadishullit, i preu një faturë prej 20 eurosh një zjarrfikësi shqiptar, i cili u paraqit për vizitë nuk u ndje mirë.

Ai pësoi një krizë gjatë një ndalese me automjetin e tyre, rrugës për shuarjen e një zjarri në qytetin e Korinthit. Kolegët shqiptarë e shoqëruan në spitalin e Aigios, ku stafi i kërkoi të paguante 20 euro për kryerjen e analizave.

Portali grek shkruan se ai dhe efektivët e tjerë zjarrfikës shqiptarë reaguan ashpër ndaj kësaj kërkese, duke argumentuar se ishte e palogjikshme për një zjarrfikës, i cili ka nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe që për më tepër u thirr për ndihmë nga vetë autoritetet greke.

Faturën e pagoi një person tjetër i pranishëm që rastisi në atë moment në spital. Ai tha për “Peloponisos” se “ishte ndjerë i turpëruar”. Zjarrfikësi u dërgua më pas për ekzaminime në spitalin e Patrës.

Tv Klan