Telenovela Wanda-Icardi nuk ka fund pasi skandalit të futbollistit me China Suarez i është shtuar episodi i radhës. Mediat argjentinase kanë raportuar se bashkëshortja e sulmuesit të PSG-së ka marrë një ankesë nga një ish-punonjëse. Pas shkarkimit, Analía Albarado nisi një proces gjyqësor kundër ish-punëdhënëses Wanda Nara me akuzat: punë e paligjshme, nënshtrim, ngacmim, dëm moral, përndjekje”.

“Kam filluar të punoj me Wandën kur po ndahej nga Maxi Lopez, në dhjetor të 2017-s. Aty kam qenë edhe kur ajo u martua me Mauron, dhe me ta shkova në Itali. Më dukej një dasmë horror. Kisha frikë sepse ndodhën gjëra që nuk e imagjinoja kurrë se do t’i shihja në jetën time. Ata u sollën keq me mua dhe partnerin tim. Ata donin që ne të flisnim keq për Maksin. Ata donin ta futnin në burg, që të mos i shihte më fëmijët e tij…”, tha ish-punonjësja e Wandës./tvklan.al