Nuk kanë fund problemet me ligamentet për këtë sezon. Lojtari i radhës që ka mbyllur sezonin është sulmuesit Mauro Icardi.

Argjentinasi, pësoi një dëmtim të rëndë të enjten, në ndeshjen që Galatasaray fitoi 3-2 ndaj Tottenham në Europa League.

Icardi ka këputur ligamentet në gjurin e tij të djathtë. Kjo u konfirmua nga vetë klubi turk, pas analizave mjekësore, ku u zbulua se sezoni për sulmuesin tashmë është mbyllur.

Humbje e madhe për Galatasaray-n, pasi 31-vjeçari argjentinas ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat. /tvklan.al