Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilës pas bisedës telefonike me kriminelin serb, Milan Radojçiç.
Sipas Haxhiut, kjo situatë është përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërsa kritikon opozitën për mosdakordim rreth mënyrës për të shkuar në zgjedhje.
Një opozitë që një terrorist qq ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojq terroristët, jo vetëm Radojiçiçin. Tani paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj që kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje.
Nuk ka ngurruar të kritikojë opozitën.
“Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe Sllavko Simiq ka thënë se ka edhe biseda të tjera Kusari Lila-Radojçiç.
Kusair Lila deri më tani nuk ka dalë me ndonjë sqarim lidhur me përgjimet. Madje ka dy ditë që nuk i është përgjigjur as pyetjes së Tv Klan lidhur me këtë çështje.
Tv Klan