Altin Goxhaj: “Vite më parë një shqiptar në Greqi për arsye financiare sepse nuk u pagua rroga nga pronari vet, mori peng një autobus dhe ai u vra dhe ishte një çështje e pastër penale dhe për këtë janë bërë dhe filma. Përse ka dy standarde ku nuk trajtohen në raste të tilla. Një pilot i një kompanie të huaj guxon dhe merr peng 110 shqiptar, i çon i zhvendos, iu prish gjithë situatën e ditës që ata kanë planifikuar, i dëmton financiarisht dhe për këtë do të ketë edhe çështje financiare që ne do të ngremë padinë civile dhe merr peng 110 shqiptar dhe kjo trajtohet thjesht si një kalamanllëk i pilotit. Këto janë dy standarde ne kërkojmë të vendoset një standard. Aty ku ka pengmarrje, aty ku ka heqje të vullnetit dhe lirisë së tjetrit me dhunë apo në forma tjera në kërkojmë të mbahet qëndrim nga lart dhe prokuroria ka për detyrë ta bëjë këtë gjë.”/tvklan.al