Lajme Arkiva 2003

44 vjeçarja H.Gj. ish kujdestare e jetimëve të shtëpisë së fëmijës “Orët Fatlume” në Elbasan është shoqëruar sot për disa orë radhazi në policinë e Elbasanit së bashku me vëllain e saj.

Pak para arrestimit ajo ka këmbëngulur në deklarimet e saj lidhur me skandalin seksual në këtë shtëpi jetimësh.

E pushuar nga puna pasi zbuloi skandalin e marrëdhënieve seksuale midis fëmijëve Gjorga shprehet se është e gatshme të dëshmojë dhe të denoncojë këtë akt.

“E kam rrahur atë çunin. Ai le ta deklarojë me gojën e vetë. Ata janë kafshuar me njëri-tjetrin, njëri është nga Korça, tjetri nga Elbasani, janë dy motra e 1 vëlla. Ky e ka një motër të martuar kurse motrën tjetër e ka aty dhe unë edhe atë e kam goditur të them të drejtën se kanë përgjakosur njëri-tjetrin këtu”.

Por pas denoncimit publik të këtij skandali 47 vjeçarja jetime shprehet se ajo dhe familja e saj kanë pasur kërcënime nga persona të panjohur.

Prokuroria e rrethit nuk ka bërë ende asnjë hetim lidhur me ngjarjen ndërkohë që është e sigurt se kjo prokurori në bashkëpunim me ata të fierit po heton rastin e abuzimit seksual me një të mitur të kësaj shtëpie./tvklan.al