Ka nisur mes emocionesh e surprizash nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan, ku kësaj here ka qenë Redona ajo që ka fituar një takim me Saimirin.
Vajzat kanë gatuar secila nga një pjatë për 33-vjeçarin, i cili zgjodhi si më të mirën, pjatën e Redonës e cila kishte gatuar pasta.
Dyshja janë takuar në një bar, ku kanë shijuar nga një kokteil. Më tej ata kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit duke biseduar për dashurinë.
Redona: Dua të përgatis një kokeil special për Saimirin, dua ta surprizoj! Mos e vrit mendjen Saimir se ta kam përgatitur unë.
Saimiri: Qenke dhe bariste!
Redona: Për ty edhe baristen e bëj.
Saimiri: Çfarë ke përgatitur?
Redona: Nuk e di se si më ra në dorë por një xhin Love Edition, me shijen e trëndafilit.
Saimiri: Xhinin e preferoj shumë, por këtë nuk e kam provuar ndonjëherë. Pak se do na bësh tap! Kam vënë re që sa herë kemi moment në publicitet, ti vjen aty më flet, më bën pyetje, dhe e vlerësoj shumë këtë gjë përpiqesh që gjithmonë gjen kohë për të ndjetur me mua.
Redona: Gëzuar! Kuzhiniere më ke, për të pirë ndonjë gotë në darkë më ke, i ke të gjitha s’të mungon gjë.
Saimiri: Si po ndihesh këtu tani?
Redona: Tani ndihem shumë mirë, shumë e lumtur, jamë bërë që të rri në krahët e tua…
Saimiri: Kjo ka rëndësi që të jesh e lumtur dhe të ndihesh mirë. E ke përjetuar ndonjëherë dashurinë apo vetëm nëpër filma?
Redona: Vetëm nëpër filma se ashtu e dëshiroj që ta përjetoj edhe unë dashurinë, si nëpër filma. Besoj tek dashuria e vërtetë dhe është shumë e vështirë në ditët e sotme që ta gjesh.
Saimiri: Duhet të jetë edhe personi i duhur, sepse dashuria e vërtëtë nuk vjen përdit. Një herë në jetë mendoj! Un kam qenë njëherë i dashuruar kur isha më i vogël dhe atëherë nuk kisha makinë, dhe ajo vajza jetonte diku te 20 km larg meje. Shkoja me biçikletë 20 km dhe kthehesha vetëm që ta takoja.
Çfarë do të bëje ti për dashurinë?
Redona: Besoj se të lija jetën time aty në Itali dhe ta nisja diku tjetër, nga zero. Po ti je xheloz?
Saimiri: Xheloz jam deri diku, nuk jam xheloz i çmendur sepse e shoh një marrëdhënie me sy shumë tjetër. Po ti je xheloze?
Redona: Aty ku duhet. Jam tolerante dhe pak xheloze aty ku duhet. Ti e sheh ndonjë të ardhme me mua apo?
Saimiri: Gjëja që më pëlqen më shumë tek ti është sinqeriteti dhe kjo është një bazë për të krijuar një të ardhme. Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin.
Redona: Jo, ske shans! Puthja është shumë e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha./tvklan.al