Historia e Etiopisë kuptohet më qartë duke vizituar muzeun historik të tij. Një godinë modeste, por që ka brenda saj disa pasuri të rralla globale. Si Lusi, skeleti i majmunit të parë që besohet se është ngritur në këmbë duke bërë evolucionin nga majmuni në njeri. Këto dhe më tepër na i ka sjellë emisioni “Check In” në Tv Klan.

Albana Nanaj: Në këtë muze gjejmë skeletin e trupit të parë human të gjetur, Lusi që i përket 3.2 milionë viteve më parë. Transformimi i parë që është gjetur nga majmuni me 4 këmbë në 2 këmbë. Këtu është skeleti më i qartë. Është gjetur vetëm 40 për qind e trupit të saj. Kjo është një kopje dhe këtu duket më qartë forma e trupit të saj që është e mbështetur në 2 këmbë dhe ka qenë e gjatë rreth 1 metër e 5 centimetra. Në gjithë këtë muze, ne shohim evoluimin që ka bërë njeriu dhe kalimin e tij tek kafshët dhe kjo që ne jemi sot.

Një tjetër element i rëndësishëm në këtë muze janë kryqet. Dihet që pjesa më e madhe e Etiopisë janë kristianë, ortodoksë dhe ekzistojnë 400 lloje të ndryshme kryqesh dhe këtu në muze shohim një varitet të madh. Mund t’i shphim të gjitha, të ndryshme dhe të punuara me detaje./tvklan.al