Një shaka pa kripë e një çifti në Ohio jo vetëm që tmerroi njerëzit, por alarmoi edhe policinë.
Ata vendosën që të inskenonin një skenë krimi, ku vajza shfaqej e lyer me salcë në vaskë dhe një thikë. Më pas bënë fotografi dhe ia dërguan miqve të tyre, duke thënë se ai e kishte vrarë.
Tre prej miqve të tyre, të tmerruar nga pamja telefonuan policinë dhe kjo e fundit mbërriti menjeherë në shtëpinë e Nataleigh Schlette dhe Micah Rinser. Por ndryshe nga sa prisnin, ajo çfarë gjetën ishte thjesht një shaka pa kripë.
Megjithatë veprimi i tyre nuk kaloi pa pasoja, pasi tashmë do të përballen me akuzën e përhapjes së panikut.
Sipas oficerit të policisë Dawn Allen, ndonëse për çiftin kjo mund të ketë qenë diçka argëtuese, për policinë nuk ishte aspak e tillë./tvklan.al