Lajme Arkiva 2003

Ngrijnë negociatat PS-PSD për një afat të papërcaktuar. Kreu i socialdemokratëve Skënder Gjinushi, pas konsultimit me anëtarët e kryesisë deklaroi se nuk do të pranoj qeverisjen me kundërshtarët në zgjedhjet e fundit lokale, aq më shumë kur PDR kërkon zgjedhje të parakohshme.

Skënder Gjinushi: I kemi shprehur kushtet tona, ato janë të qarta, është një problem parimor, ka të bëjë krijimi i një qeverie që konsolidon të majtën, unifikon të majtën,  e çon atë në mirëqeverisje të vendit dhe vendin në arritje të marrëveshjes të stabilizim asocimit, me synim fitoren e zgjedhjeve, apo krijojmë një qeveri teknike, por të pashpallur , një qeveri që nuk unifikon të majtën ,  nuk krijon imazh të qartë të qeverisë së saj, bëjnë një postim djathtas, madje spostim të pamotivuar dhe jo në rrugë institucionale. Këto qeveri teknike që synojnë çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme kuptohet që nuk përkojnë me politikën e Partisë Socialdemokrate, kështu që këto kushte nuk janë plotësuar deri më tani prandaj dhe gjërat janë të ngrira.

Skënder Gjinushi tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë takim tjetër me liderin socialist Fatos Nano. Marrëveshja e dikurshme, PS-PSD sipas tij nuk është respektuar as në nivelin e kërkuar nga qendra deri në bazë./tvklan.al