Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeparlamentari Skënder Gjinushi provon i pari ballokumet e ditës së verës në Elbasan. Në një lokal pranë parkut Rinia, qindra simpatizantë kanë festuar sëbashku me të. Skënder Gjinushi shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij janë ftuar nga kryetari i PSD të rrethit Elbasan. Në drekën e shtruar për këtë rast Gjinushi ka sjellë edhe mesazhin, se Partia Social Demokrate është ajo që sjell pranverën, ndërsa të tjerët dimrin.

Gjithashtu Gjinushi ka uruar simpatizantët për suksese në zgjedhjet e pushtetit lokal. Megjithse atmosfera e festës është sjell para datës së caktuar, socialdemokratët e provuan të parët ëmbëlsirën tradicionale elbasanase./tvklan.al  

Gazetare – Holta Zhiti