Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi nuk i trembet kërcënimit të Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme, nëse aleatët nuk marrin pjesë në komisionin për reformën zgjedhore. Reagime të tilla sipas Gjinushit, tregojnë që PS nuk është e aftë të qeverisë vendin.

Sipas Gjinushit, kjo tezë e ngritur më parë, nga opozita dhe tani e përmendur nga mazhoranca, do të thotë dorëzimi i pushtetit.

Skënder Gjinushi: “Me kërcënimin në thonjëza për zgjedhje të parakohshme, disa nuk bëjnë veçse kërcënojnë veten, tregojnë frikën e tyre, tregojnë inkoseguencën e vetë dhe siç e thashë më lartë dhe një çorientim politik, sepse s’ke kë tremb me zgjedhje të parakohshme. Mazhoranca nuk ka asnjë interes për zgjedhje të tilla, as Shqipëria, as e majta dhe qëllimi ynë është që të rifitojë e majta, ajo s’duhet të dorëzojë pushtetin siç thonë disa me zgjedhje të parakohshme, por duhet ta përmirësojë pushtetin dhe ta rifitojë pushtetin. Ne jemi gati për zgjedhje, nuk dëshirojmë të parakohshme, kjo ka qenë një tezë e Berishës, në përgjithësi zgjedhjet e parakohshme janë një lojë e opozitës, dështoi dhe është e çuditshme që pasi dështon opozita në provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, vetë mazhoranca të flasi për to dhe këtë ta quaj në thonjëza dhe kërcënim ndaj aleatëve. Kjo është një vetëvrasje politike, urojmë që t’u dali bosh”.

Gjinushi është i vendosur që përfaqësuesit e partisë së tij të mos marrin pjesë në komision, pasi dështimi i tij është i paravendosur, e iniciuar nga OSBE. Ky komision sipas Gjinushit, i jem një alternativë të keqe, për të menduar, se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të drejta./tvklan.al