Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në parlamentin shqiptar nuk ka mbrritur asnjë inisiativ ligjvënëse për rikthimin e kodit elektoral katër ditë përpara se Presidenti Meidani të dekretoj mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nesër byroja parlamentare pret propozimin e opozitarëve për anëtarin e KQZ, i cili do të votohet nga kuvendi.

Megjithatë komisioni elektoral do të zhvillojë mbledhjen e parë edhe nëse nuk plotësohet me të shtatë anëtarët ka deklaruar kryeparlamentari Gjinushi, i cili shtoi se PD dhe kryetari i saj Berisha, duhet t’i binden Kushtetutës.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Kodi ka hyrë në fuqi, ka një javë dhe ne na mbetet vetëm ta zbatojmë. Ata që kundërshtojnë kodin apo që përhapin të tilla tymnaja, kuptohet që e kanë kundërshtuar që në fillim që kur ishte objekt diskutimesh në OJQ edhe kur u bë objekt diskutimi në tavolinën e OSBE-së edhe tani. Pra këto janë kundërshtime të qëllimshme, të paramenduara. Që s’kanë të bëjnë me përmbajtjen por kanë të bëjnë me lojën politike. Rrjedhimisht presidenti ka të gjitha të drejtat për të thirrur KQZ, pas plotësimit të vendeve vakant, madje edhe në rast se ndonjë vend mbetet i pa plotësuar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame