Lajme Arkiva 2003
Gazetarja: Në qoftë se zoti Nano do t’ju bëjë një ofertë që ju të merrni pjesë në rikompozimin e qeverisë, do të merrni pjesë?
Skënder Gjinushi: Tani sigurisht që Partia Socialdemokrate, politikisht është aleate me Partinë Socialiste, këto janë vendime të kongreseve të mëparshme, nuk u rikonfirmua qartë në këtë kongres, por as nuk u revokua ajo që është vendosur dhe si të tilla qeverisja midis nesh potencialisht është e mundshme. Është preferuar më shumë të bëjë një diversion brenda PSD-se sa të bashkëqeveriset me të. diversion i cili buroi që nga marrëveshja Nano- Berisha një vit e ca më parë. Këto kanë qenë politikat që kanë përçarë të majtën, këto kanë qenë politikat që kanë sjellë përçarje edhe brenda Partisë Socialiste. PSD-ja rithekson se është e gatshme të qeverisë, por mbi një platformë të qartë.
Gazetarja: Në qoftë se zoti Meta do krijojë një parti të re, nuk do ta mbështesnit këtë parti?
Skënder Gjinushi: Zoti Meta dhe të tjerët kanë vullnetin e tyre. Nuk mund të përcaktojmë se kush do të jetë qëndrimi që do të mbajnë deputetë të caktuar, apo personalitete të caktuara të Partisë Socialiste, por do uroja që të mos mbërrihej deri atje, në planin politik. Pikërisht këtë prisja edhe nga kongresi që në vend që të mendonte se çfarë penalitetesh do ushtrohen në rast çarjesh, apo në rast divergjencash ai duhet të mendonte më shumë se çfarë ndryshimesh do i silleshin, në program, në qëndrime politike dhe në statut që të mos çonin në këtë konflikt, pra duhet të merreshin me zgjidhjen e shkakut që ka çuar në përplasje dhe jo me zgjidhjen e pasojave. Këtu kemi të bëjmë me një tendencë për të forcuar statutin deri në penalizim, por që nuk zgjidh problem, e acaron, po qe zbatuar statuti dy vjet më parë i binte që të përjashtohej Nano nga Partia Socialiste, e kuptoni se çfarë situate absurde do të ishte. Kështu që kuptohet se kjo masë nuk zgjidh asgjë për mendimin tonë, pavarësisht se çdo parti ka rregullat e veta, ka mendimin e vetë, por në vlerësimin tonë politik, çdo politik përjashtuese apo përçarëse, është në dëm të së majtës dhe nuk na çon në fitore në 2005./tvklan.al